"Microsoft" revolucionarizon selinë rajonale në Gjermani

"Microsoft" do të revolucionarizojë vendin e punës me reforma digjitale dhe me ore pune të ndryshueshme, deklaroi të martën Sabine Bendiek, shefja rajonale e gjigantit të IT-së gjatë hapjes së selisë së re gjermane në Mynih...

587574
"Microsoft" revolucionarizon selinë rajonale në Gjermani

"Microsoft" do të revolucionarizojë vendin e punës me reforma digjitale dhe me ore pune të ndryshueshme, deklaroi të martën Sabine Bendiek, shefja rajonale e gjigantit të IT-së gjatë hapjes së selisë së re gjermane në Mynih.

Bendiek, shefja ekzekutive e "Microsoft" në Gjermani, tha se "ndryshimet do të shënojnë transformimin më të madh që nga revolucioni industrial".

Ambientet e reja, që janë ndërtuar gjatë një periudhe dyvjeçare në veri të Mynihut, do të shërbejnë si sfond për planet e "Microsoft" në lidhje me modernizimin e mënyrës sesi punojnë punonjësit e kompanisë.

Gjiganti amerikan i softuerëve tha se "ka në plan të heqë oraret fikse të punës dhe se nuk do të jetë më e detyrueshme për punonjësit që të punojnë në zyrë".

"Mentalitetit Silo dhe kategorizmit u kanë ardhur fundi në mesin tonë", u shpreh Bendiek.

“Ne e konsiderojmë zyrën tonë të re një platformë të hapur dhe një laborator ndërdisiplinor për ide të reja", shtoi ajo.

“Selia e re është projektuar që të lehtësojë projektet e ekipeve dhe rrjetëzimet mes kolegëve", përfundoi Sabine Bendiek.



Lajme të ngjashme