Firma turke në librin e kancerit të gjinekologjisë

Libri i Kacerëve Gjinekologjikë (Textbook of Gynaecologıcal Oncology) që do të përdoret si burim mësimor në fakultetet mjekësore në mbarë botën u publikua me redaktimin e shkencëtarëve turq.

Firma turke në librin e kancerit të gjinekologjisë

Kështu që në literaturë u hodh edhe ‘firma’ turke.  

Zëvendëskryetari i Revistës Gjinekologjike Onkologjike të Evropës (ESGO) Doçent Doktor Murat Gyltekin (Gültekin) tha se në Turqi ka shumë shkencëtarë të vyer në këtë fushë dhe këta shkencëtarë kanë nënshkruar suksese shumë të rëndësishme jashtë shtetit dhe kanë qenë pararojë e shumë projekteve.

Ai u shpreh se këto suksese, krahas operacioneve mjekësore dhe punimeve të rëndësishme klinike, janë arritur edhe në fusha të tilla si literaturë dhe libra nga ku fitohen burime mësimore. Këto suksese sjellin krenari dhe lumturi u shpreh Gyltekin.

Ai shpjegoi se së fundmi shkencëtarët turq sipërmorën redaktimin e një libri burimor (plotësues) në shumë fusha që nga përcaktimet (diagnostikimin) gjinekologjike, kurimin dhe qasjet e reja në këtë fushë.

Në këtë libër zënë vend gjithashtu edhe punime të rëndësishme të mjekëve të zhvilluara në këtë drejtim.

“Libri përbëhet nga 205 pjesë dhe nga 483 shkrimtarë nga 40 vende. Me gjithsej 1 700 faqe është një nga librat më përfshirës si nga sasia ashtu edhe nga cilësia” tha Zëvendëskryetari i Revistës Gjinekologjike Onkologjike të Evropës (ESGO) Doçent Doktor Murat Gyltekin (Gültekin).



Lajme të ngjashme