Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Makinat që kujdesen për mirëmbajtjen

Në Frankfurt të Gjermanisë u mbajt panairi i automekanikës.

Makinat që kujdesen për mirëmbajtjen

Makinave të së ardhmes nuk do t’u duhet një mekanik që t’i rregullojë, pasi pajisjet e tyre elektronike do të kenë dërguar paraprakisht mesazhe me wi-fi lidhur me atë çfarë nuk funksionon në sistemin e tyre, njoftoi një grup konsulentësh i makinave gjermane.

Ngarja robotike, ku çdo makinë këmben të dhënat me çdo mjet tjetër në rrugë është vetëm një pjesë e ndryshimit që vjen nga industria e makinave.

Ana tjetër është se do të jetë vetë makina ajo që do të rezervojë për riparimet e saj si dhe të gjejë pjesë këmbimi për veten me anë të wi-fi-së ndërkohë që ne jemi duke vozitur.

“Çdo makinë do të nxjerrë të dhënat për të hyrë në servis”, tha Jan Witkamp i furnizuesit gjerman të makinave ”Bosch”.

Sot, mekanika përdor laptop dhe mbështetet në diagnozën elektronike për të gjetur gabimet, por të dhënat e së nesërmes do të jetë shumë të vështira për t’u kuptuar nga një mekanik dhe më pas për t’i rregulluar. Ideja është që të automatizohet plotësisht diagnoza.

Ky kontroll elektronik shëndetësor do të krahasojë të dhënat e reja me ato të vjetra që tashmë ruhen në bazën e të dhënave të servisit, duke lehtësuar çdo gjë, që nga zëvendësimi i gomës dhe gjetja e pjesëve te sistemi i ndriçimit dhe kondicioneri.

Studimi, i titulluar “Future of the Car” (E ardhmja e makinës), u publikua në panairin e fundit të automekanikës për pjesët e furnizuesve në Frankfurt, Gjermani.


Fjalët Kyçe: automekanika , panair , Frankfurt , Gjermani , Bosch

Lajme të ngjashme