“Sony” prezanton versionet e reja të PlayStation 4

“Sony” prezantoi të enjten dy versione të përditësuara të PlayStation 4, në përpjekjen për të vulosur dominimin në tregun e lojërave elektronike...

“Sony” prezanton versionet e reja të PlayStation 4

Sony” prezantoi të enjten dy versione të përditësuara të PlayStation 4, në përpjekjen për të vulosur dominimin në tregun e lojërave elektronike.

Në “PlayStation Theater”, në Sheshin “Times Square” të Nju-Jorkut, gjiganti japonez i teknologjisë prezantoi performancën e lartë të PS4 Pro dhe standardet e reja të PS4 me një version më të hollë, më të thjeshtë dhe më efikas.

“Standardi i ri i PlayStation 4 do të jetë në treg më 15 shtator me një çmim prej 299 dollarësh dhe synon të tërheqë më shumë përdorues të rinj”, tha shefi i PlayStation, Andrew House.

PS4 Pro, që vlerësohet për grafikët më të mprehtë dhe përpunim më të shpejtë, pritet të hidhet në treg më 10 nëntor me një çmim prej 399 dollarësh.



Lajme të ngjashme