Frigoriferët në gjurmët e telefonave, gjithnjë e më shumë inteligjentë

Një frigorifer me sistem operativ, njësoj si një kompiuter personal, është një nga kuriozitetet e readhës që shfaqet në Ekspozitn Ndërkombëtare të Radios (IFA) 2016, në Berlin të Gjermanisë...

Frigoriferët në gjurmët e telefonave, gjithnjë e më shumë inteligjentë

Një frigorifer me sistem operativ, njësoj si një kompiuter personal, është një nga kuriozitetet e readhës që shfaqet në Ekspozitn Ndërkombëtare të Radios (IFA) 2016, panair i teknologjisë që zhvillohet çdo vit në Berlin, një nga më të vjetrit dhe të rëndësishmit në Evropë e botë.

Këtë frigorifer e ka prodhuar kompania koreanojugore “LG”, e famshme për prodhimin e televizorëve dhe smartfonëve. Ai quhet “Smart Instaview Door-in-Door Fridge” dhe është i pajisur me sistemin “Windows 10” dhe “Cortana”, respektivisht sistemi operativ dhe asistenti virtual i prodhuar nga kompania amerikane “Microsoft”.

Në derën e frigoriferit ka një ekran me prekje, madje nëse troket ky ekran bëhet gjysmë transparent dhe mund të shohësh çfarë ka brenda pa qenë e nevojshme për ta hapur.

Përveç kësaj, ka aplikacione të posaçme për të shënuar datën e skandencës së ushqimeve apo edhe sasinë e kalorive.

Në IFA, kompania “LG” ka paraqitur edhe një televizor me teknologji “Oled 4K” të gjeneratës së fundit, që sipas kompanisë “ofron një kontrast të pafund për të zezën dhe ngjyrat perfekte”.

Ky televizor bashkë me frigoriferin, një lavatriçe dhe një pastrues i ajrit hynë në linjën “LG Signature”, me të cilën kompania koreanojugore synon të prodhojë produkte elektroshtëpiake të dobishme, të ndërthurura me artin dhe teknologjinë më të fundit.



Lajme të ngjashme