Turqia partnere e panairit të lojërave kompjuterike “Gamescom 2016” në Gjermani

Vendi partner i panairit më të madh të lojërave dhe argëtimit interaktiv në botë ‘Gamescom 2016’ që zhvillohet në qytetin Këln të Gjermanisë këtë vit është Turqia.

Turqia partnere e panairit të lojërave kompjuterike “Gamescom 2016” në Gjermani

Në panairin e lojërave kompjuterike që është hapur në Këln të Gjermanisë dhe që vizitohet çdo vit nga mijëra vetë, një interes të veçantë vizitorët tregojnë dhe ndaj kompanive turke të programimit (software).

Në panair vizitorët kanë shansin të njihen me të rejat e fundit teknologjike të botës virtuale.

Panairi është ngritur mbi një sipërfaqe më të madhe se 193 metra katrorë dhe në të marrin pjesë me prodhimet e tyre 850 kompani nga 53 vende të botës.

Pavioni më i vizituar është ai lojërave që mbajnë mërin “Realiteti Virtual”.

Vizitorët sapo vendosin syzet e posaçme e gjejnë veten brenda botës virtuale.

Në panair gjen edhe lojëra edukuese, trajnuese. Për shembull këtu (në botën virtuale të kompjuterit) mund të mësosh përdorimin e një makine pune.

Ose përmes një loje tjetër kompjuterike punonjësit e zjarrfikëses mund të mësojnë në formën më praktike si të shuajnë zjarrin që ka një avion që digjet.

Panairi do të mbajë dyert hapur deri të dielën dhe pritet të vizitohet nga rreth 500 mijë vetë.



Lajme të ngjashme