Armiqësia kundër islamit shënon rritje të dukshme në rrjetet sociale

Një kundërshtare e islamit ka postuar në llogarinë e saj të rrjeteve sociale se do të dhuronte gjak por me kusht që ai të mos i jepet një myslimani.

555131
Armiqësia kundër islamit shënon rritje të dukshme në rrjetet sociale

Një grua kundërshtare e islamit në Evropë ka postuar në llogaritë e saj të rrjeteve sociale se do të jepte gjak, por me kusht që ai të mos i jepet myslimanëve.

Kryqi i kuq i Belgjikës ka filluar një fushatë të gjerë të mbështetur në shumë rrugë për dhurimin e gjakut. Ndërsa dega e Kryqit të Kuq në qytetin Anvers ka postuar në llogarinë në Twitter një tabelë se cilit grup gjaku mund ti dhuroni gjak sipas grupit që keni. Grafiku është publikuar nën titullin: "Kujt mund ti dhuroni gjak?" Në këtë grafik janë të afishuara vetëm grupet e gjakut.

Por Marion Dekker në llogarinë e saj në Twitter është shprehur: "Dua të dhuroj gjak, por jo myslimanëve. Mund të më jepni garanci për këtë?".

Pas këtij postimi shumë njerëz përmes rrjetit social kanë kritikuar gruan në fjalë. Ndërsa një tjetër person po në rrjetin social duke i 'u përgjigjur personit në fjalë shkruan: "Dua të dhuroj gjak, por jo racistëve. A mund të më jepni garanci për këtë?".

Ndërkohë një tjetër person shkruan: "Jam mysliman dhe dhuroj gjak. Gjaku im është për këdo që ka nevojë. Kryqi i Kuq nuk bën dallime. Më vjen keq."

Pas kritikave Dekker është detyruar të fshijë postimin e saj. 



Lajme të ngjashme