Gjermani – Zbulohet e ngurosur një rrënjë bime 298 milionë-vjeçare

Rrënja e një bime të madhe të ngurosur rreth 298 milionë-vjeçare është zbuluar nga shkencëtarët gjatë një gërmimi në një pyll në shtetin lindor gjerman të Thuringias...

549625
Gjermani – Zbulohet e ngurosur një rrënjë bime 298 milionë-vjeçare

Rrënja e ngurosur e një bime të madhe rreth 298 milionë-vjeçare është zbuluar nga shkencëtarët gjatë një gërmimi në një pyll në shtetin lindor gjerman të Thuringias.

“Rrënja fosile e bimës (Calamites gigas) ka një diametër prej 70 deri në 80 centimetra dhe është unike në botë”, tha të mërkurën shkencëtari Ralf Werneburg.

“Zbulimi do të shqyrtohet për të përcaktuar grupin e bimëve prej nga rrjedh rrënja”, deklaroi Werneburg, i cili është drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore në Schleusingen, në Gjermaninë Lindore.

Zbulimi u bë nga Werneburg së bashku me një grup studentësh dhe stafi i Universitetit Teknik të Freiburgut, gjatë një kërkimi për fosile të bimëve dhe kafshëve që datojnë në moshën e ashtuquajtur Permian, që fillon rreth 300 milionë vjet më parë.



Lajme të ngjashme