Hongkong – Shqiptarët rrëmbjenë medaljet në Olimpiadën e Matematikës

Nxënësit shqiptarë arrijnë të rrëmbejnë trofe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që u zhvillua në Hongkong. Ekipi shqiptar fiton 1 Medalje Bronzi dhe 3 Medalje Nderi në Olimpiadën e 57-të Botërore.

Njëri prej tyre është edhe Glendi Kallço nga Durrësi, i cili është renditur i treti në këtë event. Kallço u vlerësua me medalje bronzi në këtë olimpiadë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë.

Maturanti Kallço, mjaft i talentuar në shkencat ekzakte dhe fitues edhe i shumë medaljeve të tjera në Olimpiada Ndërkombëtare, ka fituar një bursë studimi në Universitetin e Massaccuset-it, MIT Institute of Tecnology, në SHBA.

Rezultatet e shkëlqyera që ai ka arritur ndër vite në olimpiada kombëtare e ndërkombëtare dhe puna e tij këmbëngulëse duket se po i japin rezultatet e shumëpritura.

Shoqata Shqiptare e Matematikës ka përgëzuar ekipin shqiptar për paraqitjen me dinjitet dhe për 4 medaljet e fituara.

Ja kush janë 4 shqiptarët fitues të medaljeve në Olimpiadën e 57-të Botërore të Matematikës:

Gledis Kallço – Medalje Bronzi

Ana Pecini – Medalje Nderi

Barjol Lami – Medalje Nderi

Fjona Parllaku – Medalje Nderi

Lajme të ngjashme