“Solar Impulse 2” fillon fazën e parafundit të turit botëror

Avioni që punon me energji diellore ”Solar Impulse 2” u nis sot nga Sevilja, në jug të Spanjës për të vijuar udhëtimin drejt Kajros ndërsa po shënon etapën e parafundit të turit të tij në botë.

“Solar Impulse 2” fillon fazën e parafundit të turit botëror

Avioni ”Solar Impulse 2” u nis sot nga Sevilja, në jug të Spanjës për të vijuar udhëtimin drejt Kajros ndërsa shënon etapën e parafundit të turit të tij në botë me anë të rrezatimit diellor si i vetmi burim karburanti, bëri të ditur media.

Avioni i drejtuar nga zvicerani André Borschberg, nën komandën e tij për herë të fundit në këtë tur rreth botës, avioni solar u nis sipas orës lokale 06:20 (04:20 GMT) për këtë etapë të gjashtëmbëdhjetë që pritet të zgjasë rreth 50 orë.

Ai do të fluturojë mbi Mesdhe, për të kaluar më pas në hapësirën ajrore të Algjerisë, Tunizisë, Italisë, Maltës dhe Greqisë.



Lajme të ngjashme