“Solar Impulse 2” nis sfidën e re për kapërcimin e Atlantikut

Avioni me energji diellore “Solar Impulse 2”, që po bën një rrotullim rreth botës, është nisur sot herët nga Nju-Jorku për të kapërcyer Oqeanin Atlantik.

“Solar Impulse 2” nis sfidën e re për kapërcimin e Atlantikut

Avioni me energji diellore “Solar Impulse 2”, që po bën një rrotullim rreth botës, është nisur sot herët nga Nju-Jorku për të kapërcyer Oqeanin Atlantik.

Kapërcimi i Oqeanit Atlantik përbën një nga etapat më të rëndësishme për “Solar Impulse 2”, që më datë 5 mars 2015 filloi nga Abu-Dabi një turne botëror për të tërhequr vëmendjen mbi burimet e energjisë së pastër.

Piloti Bertrand Piccard bëri me dije se planifikon që brenda 90 orësh të mbërrijë në qytetin Sevilie të Spanjës.

Nëse avioni ulet me sukses në Sevilie, sfida e re për ekipin e "Solar Impuls 2" do të jetë fluturimi më i gjatë për këtë vit.

Pesha totale e këtij avioni është vetëm 2,3 tonë. Në krahët e tij 72 m të gjatë gjenden gjithsej 17 mijë e 248 celula diellore.

Falë depozitimit të energjisë diellore në bateri litiumi gjatë ditës, “Solar Impulse 2” është i aftë të fluturojë edhe natën, kur nuk ushqehet më nga rrezet e diellit.

Në rast se “Solar Impulse 2” ia del që ta përfundojë me sukses turneun e tij, ai do të jetë avioni i parë që ka realizuar fluturimin rreth botës duke shfrytëzuar vetëm energjinë diellore; ndërsa shpikësit dhe njëherësh pilotët e tij, Bertrand Piccard e Andre Borschberg, do të zënë vendin e tyre në histori si njerëzit e parë, që udhëtojnë rreth botës nëpërmjet energjisë diellore.



Lajme të ngjashme