”Deutsche Bahn” planifikon futjen e trenave pa pilot në rrjetin e vendit

Kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Bahn” deklaroi se planifikon të fusë trena pa pilot në vitin 2021.

508474
”Deutsche Bahn” planifikon futjen e trenave pa pilot në rrjetin e vendit

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të bëjmë që pjesë të rrjetit tonë të operojnë krejtësisht  automatikisht duke filluar nga viti 2021, 2022 ose 2023”, tha drejtori ekzekutiv i “Deutsche Bahn”, Ruediger Grube, për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Pilotimi automatik mund të jetë i vështirë në një rrjet hekurudhor kompleks që kërkon shpejtësi të lartë, që mban pasagjerë dhe mallra, … por është e mundur “, theksoi Grube.

Sipas një zëdhënësi të “Deutsche Bahn” treni i parë pa pilot do të testohet në një rrugë prej 30 kilometrash në lindje të shtetit të Saksonisë në fund të këtij viti.



Lajme të ngjashme