General Motors, thirrje për tërheqjen e automjeteve me pjesë defektoze

SAIC General Motors në partneritetin e kompanisë amerikane të prodhimit të automobilave, General Motors (GM) dhe asaj vendore në Kinë "SAIC Motor" ka bërë thirrje për të tërhequr 2 milionë e 160 mijë automobila në vend.

General Motors, thirrje për tërheqjen e automjeteve me pjesë defektoze

Administrata e Kontrollit të Cilësisë në Kinë, deklaroi se kanë konstatuar probleme teknike në ajrosjen e karterit të pjesës së motorit në modelet Buick Excelles, Chevy Cruzes, Chevy Epicas dhe Chevy Aveos të General Motors (GM).

Kjo thirrje përfshin modelet në fjalë të prodhuara në vend nga datat 14 shkurt 2009 deri më 27 prill 2016.

Kompania, duke filluar nga data 15 gusht, do të ndryshojë falas të gjitha pjesët defektoze të makinave që do të tërhiqen.



Lajme të ngjashme