Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pretenduesi i bitcoin-it heq dorë nga provat

Sipërmarrësi australian, Craig Wright që pohoi se ka krijuar monedhën virtuale bitcoin ka heq dorë nga paraqitja e provave.

Pretenduesi i bitcoin-it heq dorë nga provat

Sipërmarrësi australian, Craig Wright që pohoi se ka krijuar monedhën virtuale bitcoin, njoftoi në blogun e tij se nuk do të japë prova shtesë, duke pohuar se nuk ka guximin për të përballuar presionin publik.

“Mendoja se mund të lija pas meje vitet e anonimatit dhe të fshehtësisë”, shkruan ai në një mesazh të publikuar në blogun e tij, ndërkohë që shumë vëzhgues dhe specialistë të monedhave virtuale kanë nxjerrë dyshime për sa i përket deklaratës së tij.

“Por, ndërkohë që ngjarjet e javës zhvilloheshin dhe kur po përgatitesha të publikoja provat, nuk munda. Nuk pata guxim”, shtoi sipërmarrësi australian, 45 vjeç, në këtë mesazh që zëvendëson të gjitha të dhënat që ishin më parë të konsultueshme në blogun e tij.



Lajme të ngjashme