"Nature": Zbulohen tri planete të ngjashme me Tokën

Janë identifikuar tri planete të ngjashme me Tokën, që mund të kenë jetë, të cilët rrotullohen rreth një ylli xhuxh shumë më i ftohtë se Dielli, i quajtur "Trappist-1" dhe gjendet në një distancë prej 40 mijë vite dritë larg, në yjësinë e Ujorit.

483435
"Nature": Zbulohen tri planete të ngjashme me Tokën

Zbulimi është publikuar në revistën “Nature” nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh të drejtuar nga Instituti i Astrofizikës dhe Gjeofizikës në Universitetin e Liezhit në Belgjikë.

“Falë teleskopëve gjigantë që janë duke u ndërtuar, shumë shpejt do të jemi në gjendje të studiojmë përbërjen atmosferike të këtyre planeteve, në mënyrë që të kërkojmë praninë e ujit dhe gjurmë të aktiviteteve biologjike. Bëhet fjalë për një hap gjigant përpara në kërkimin e jetës në univers”, shpjegojnë shkencëtarët.

Tre botët e reja jashtëtokësore u identifikuan falë vëzhgimeve të teleskopit belg “Trappist”, që nodhet në Kili, pranë “Observatorit Jugor Evropian” (ESO).

Të dhënat e mbledhura tregojnë se tri trupat, të ngjashëm me Tokën dhe Venusin për nga dimensionet dhe temperatura, përbejnë një sistem planetar të ngjashëm me atë të krijuar nga Jupiteri me hënat e tij.

Tri planetet, që me shumë mundësi janë prej guri, janë të parët që zbulohen në orbitë rreth këtyre yjeve xhuxhë dhe shumë të ftohta, shumë të përhapur në Rrugën e Qumështit.

“Nëse do të vërtetohet se planete të ngjashme me Tokën janë të zakonshëm edhe në këto lloj yjesh, atëherë planetet potencialisht të banueshëm mund të jenë shumë më të shumtë nga sa flitej në hipotezat e deritanishme”, theksojnë astronomët.



Lajme të ngjashme