Japoni - "Mitsubishi" pranon manipulimin e testeve për konsumin e karburantit

Pas kompanisë gjermane, “Volkswagen", një tjetër gjigant automobilistik është përfshirë në një skandal manipulimesh. Këtë herë bëhet fjalë për japonezët e “Mitsubishi".

474869
Japoni - "Mitsubishi" pranon manipulimin e testeve për konsumin e karburantit

Gjiganti japonez i automobilave, “Mitsubishi", ka pranuar se ka manipuluar të dhënat e testeve të konsumit të karburantit në disa modele, gjithsej mbi 600 mijë automjete, duke mos respektuar ligjet e shtetit japonez.

Manipulimi prek 625 mijë mjete të prodhuara nga mesi i vitit 2013, përfshirë këtu edhe 468 makina të prodhuara në bashkëpunim me kompaninë “Nissan".

Presidenti i kompanisë “Mitsubishi", Tetsuro Aikawa, kërkoi zyrtarisht ndjesë gjatë një konference për shtyp.

Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë në fjalë kanë pësuar një rënie drastike me 15% duke shkaktuar një humbje prej 1,2 miliardë dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar “Mitsubishi" ka shitur mbi 1 milion automjete.

Parregullsitë u zbuluan kur specialistët e kompanisë “Nissan" dalluan mospërputhje të të dhënave. Më pas, vetë “Mitsubishi" filloi një hetim të brendshëm, që nxori në pah manipulimin.

Aktualisht kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri në përfundimin e plotë të hetimit.



Lajme të ngjashme