Malajzi - Kapet një piton 8 m i gjatë, ndoshta gjarpri më i gjatë në botë

Në qytetin verilindor Penanga të Malajzisë, banorët kanë gjetur në një zonë ndërtimi një piton, që mendohet se është gjarpri më i gjatë në botë.

Malajzi - Kapet një piton 8 m i gjatë, ndoshta gjarpri më i gjatë në botë
Malajzi - Kapet një piton 8 m i gjatë, ndoshta gjarpri më i gjatë në botë
Malajzi - Kapet një piton 8 m i gjatë, ndoshta gjarpri më i gjatë në botë

Banorët e qytetit verilindor Penanga të Malajzisë kanë gjetur në një zonë ndërtimi një piton, që mendohet se është gjarpri më i gjatë në botë. Burime të policisë lokale bëjnë me dije se gjarpri është pak më shumë se 8 m i gjatë dhe peshon 250 kg.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën britanike, “The Guardian", bëhet fjalë për pitonin e Azisë juglindore, i konsideruar si zvarraniku më i madh në botën shtazore.

Burime të policisë lokale bëjnë me dije se gjarpri është pak më shumë se 8 m i gjatë dhe peshon 250 kg.

Këto përmasa mund të thyejnë dy rekorde të reja, pasi gjarpri më i gjatë në botë, që është regjistruar ndonjëherë në librin e rekordeve “Guinness", është gjetur në vitin 2011 në Misuri të SHBA-ve dhe ishte i gjatë 7,67 metra, ndërsa peshonte 158,8 kg.

Pitoni gjigant do të studiohet për pak kohë nga shkencëtarët dhe më pas do të lihet në habitatin e tij natyror.



Lajme të ngjashme