Turqi - Dy ditët e fundit për teknologjinë 4,5G

Një periudhë e re po fillon në komunikacionin e lëvizshëm (mobil). Pas dy ditësh, Turqia do të fillojë përdorimin e teknologjisë 4,5G në komunikacionin mobil, e cila është 10 herë më e shpejtë sesa ajo 3G.

Turqi - Dy ditët e fundit për teknologjinë 4,5G

Falë këtij sistemi, që do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e transferimit të të dhënave në çast, do të preferohet më pak shkarkimi i dosjeve dhe më tepër shikimi në kohë reale.

E konsideruar gjerësisht si një etapë e rëndësishme për tranzicionin në infrastrukturën e banesave dhe qyteteve inteligjente, teknologjia 4,5G do të sjellë zgjidhje efikase gjithashtu për lehtësimin e jetës në fusha si shëndetësia dhe arsimi.



Lajme të ngjashme