FBI fiton betejën ndaj iPhone për fjalëkalimin e celularit

Pa ndihmën e kompanisë Apple, Byroja Federale Hetimore (FBI) ka arritur të zgjidhë problemin e kodit të telefonit të terroristit që bëri sulmin në San Bernardino.

abd apple.jpg

Ka marrë fund “beteja” për fjalëkalimin e një celularli iPhone ndërmjet Byroja Federale Hetimore (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kompanisë gjigande në fushën e teknologjisë Apple.

Në dhjetor të vitit të kaluar Sejid Ridvan Faruk kishte bërë një sulm terrorist në San Bernardino. Në kuadër të hetimeve FBI-ja kishte kërkuar ndihmën e Apple për zhbllokimin e kodit të iPhone të regjistruar në emër të Farukut. Vetëm se kompania Apple e kishte refuzuar këtë kërkesë të FBI, duke pohuar se kjo paraqet rrezik sigurie për të gjithë shfrytëzuesit e aparateve të ngjashëm telefonik.

Në letrën që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Gjykatës Federale në Shtetin e Kalifornisë thotë: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur me sukses të sigurojë të dhënat në telefonin e Sejid Ridvan Faruk. Për këtë arsye tani nuk ka më nevojë për ndihmën e Apple”.

Sejid Ridvan Faruk me sulmin terrorist që kishte kryer në San Bernardino kishte shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve.



Lajme të ngjashme