Twitter feston 10-vjetorin

Në 10-vjetorin e ditëlindjes rrjeti social Twitter u ka dërguar të gjithë përdoruesve një e-mail në shenjë falënderimi.

455441
Twitter feston 10-vjetorin

Rrjeti social Twitter, e cila të hënën festoi ditëlindjen e dhjetë, u ka dërguar të gjithë përdoruesve të saj një e-mail në shenjë falënderimi.

Twitter ka shpërndarë një video që përmban momentet më të rëndësishme nga 21 marsi i vitit 2006. Ditëlindja u festua në të gjitha zyrat e kompanisë në botë.

Kompania përmes e-mailit që u ka dërguar të gjithë përdoruesve të saj, i ka falënderuar ata për mbështetjen e tyre.

"Nuk do t'ia dilnim pa ju!", theksohej në mesazhin me të cilin Twitter falënderoi klientët e saj.


Fjalët Kyçe: #Twitter , #rrjet social

Lajme të ngjashme