Industria e Mbrojtjes: Suksesi i vitit të kaluar vazhdon edhe në 2016

Industria e Mbrojtjes së Turqisë, performancën e suksesshme që tregoi vitin e kaluar, e realizon edhe gjatë vitit 2016.

Industria e Mbrojtjes: Suksesi i vitit të kaluar vazhdon edhe në 2016

Sektori me performancën që ka treguar këtë vit, ka lënë pas sektorë të tjerë të vendit.

Sipas të dhënave të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), ky sektor në muajin janar realizoi një eksport prej 118 milion e 648 mijë dollarësh ndërsa në muajin shkurt eksporti kapi vlerën 137 milion e 231 mijë dollarë.

Eksporti i sektorit të mbrojtjes dhe atij ajror, në dy muajt e parë të vitit arriti në vlerën 255 milion e 879 mijë dollarë.

Kur merret parasysh që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte bërë një eksport prej 196 milion e 426 mijë dollarësh, atëherë kuptohet se ka pasur një rritje prej 30,3%.

Për periudhën në fjalë, më tepë eksport është bërë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 87 milion e 369 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme