Roboti "Nadine", i prodhuar në Singapor, mund të tregojë ndjenjat dhe sillet si njeri

Në Singapor u prodhua roboti më i ngjashëm me njeriun.

Roboti "Nadine", i prodhuar në Singapor, mund të tregojë ndjenjat dhe sillet si njeri

Roboti i quajtur “Nadine" habit me ngjashmërinë e tij me qenien humane.

Ky robot mund të bashkëbisedojë me ju, mund të tregojë ndjenjat duke u mërzitur në rast të gjendjeve emocionale dhe tregon lumturi ku ka gjendje entuziaste.

Roboti i quajtur “Nadine" u prodhua nga shkencëtarët e Universitetit Teknologjik Nanyang.

Nadine, me flokë kafe dhe me sy me ngjyrë habit ata që e shikojnë.

Pamja e jashtme e robotit u bë duke u frymëzuar nga liderja e ekipit që prodhoi robotin, doktoreshë Nadia Thalmann.

Në projektimin e Nadine, nuk u harruan të sëmurët me autizëm, të moshuarit dhe njerëzit që kanë nevojë për përkujdesje. Nadine, mund të shoqërojë këta persona, mund t'ju lexojë atyre libra dhe mund të lozë lojëra të thjeshta me ta.

Shkencëtarët janë duke vazhduar punimet për perfeksionimin e robotit.



Lajme të ngjashme