BMW-ja festoi 100-vjetorin me një supermakinë futuriste

Kompania gjermane e automobilistikës, BMW, lidere e botës për makinat luksoze, festoi të hënën 100-vjetorin me hedhjen në treg të një supermakine futuriste.

446307
BMW-ja festoi 100-vjetorin me një supermakinë futuriste

BMW-ja thotë se vizioni i saj për të ardhmen është krijimi i një makine, ku do të synohet inovacioni dhe konsumi, që përfshin edhe kapacitetin vetëdrejtues të makinës dhe dizajnin digjital për të parashikuar edhe mendimet e drejtuesit të saj.

"Kompania është zhvilluar në mënyrë konstante dhe ndonjëherë ka rishpikur vetveten", deklaroi të hënën shefi ekzekutiv i BMW-së, Harald Krueger.

"“Përderisa ecim drejt së ardhmes, kjo nuk ka gjasa të ndryshojë", shtoi Krueger për makinën, rondelja bardhë e blu e së cilës është shndërruar në një nga logot më të njohura të botës.

Festa e madhe e kësaj makine u organizua në "Olympiahalle Arena", ku ishin të ftuar rreth 2.000 persona; ndërkohë që afro 30.000 punonjës festuan në "Allianz Arena".

Edhe kancelarja gjermane ka dërguar një videomesazh për këtë ngjarje, pasi u detyrua të anulonte pjesëmarrjen në këto festime për shkak të një samiti emergjent me Turqinë për emigrantët në Bruksel.

Xhiroja e shitjeve të kësaj makine është 80 miliardë euro në vit.



Lajme të ngjashme