"Google" depoziton 1 mld. dollarë për motorin e kërkimit në iOS

Gjiganti amerikan i teknologjisë, "Google", ka depozituar 1 miliard dollarë në arkat e kompanisë rivale, "Apple", që kjo e fundit të vendoste si motor kërkimi kryesor "google.com" në pajisjet e saj me sistem iOS.

"Google" depoziton 1 mld. dollarë për motorin e kërkimit në iOS

Sipas agjencisë së lajmeve "Bloomberg", dy gjigantët amerikanë të teknologjisë, kundërshtarë të përbetuar, kanë arritur një marrëveshje të tillë në vitin 2014.

Kjo marrëveshje i mundëson Google-it një pozicion favorizues në pajisjet e Apple-it për sa i takon kërkimit në internet.

E gjitha kjo ka dalë në dritë gjatë padisë së ngritur nga "Oracle Corp." kundër kompanisë Google. Oracle-i pretendon se Google-i ka ngritur sistemin "Android" mbi bazën e softuerëve të saj "Java" dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë për këtë.

Sistemi Android i Google-it mbulon mbi 70% të tregut të telefonave inteligjentë. Një pjesë e madhe e të ardhurave të kompanisë sigurohen nga reklamat, për të cilat kompania amerikane tha javën e kaluar se kishte likuiduar 780 milionë reklama të këqija. Me reklama të këqija, Google-i nënkupton ato që drejtonin përdoruesit drejt faqeve të infektuara, mashtronin apo zaptonin përmbajtjen e faqes ku ekspozoheshin.



Lajme të ngjashme