Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stamboll - Përfundon 85% e megaprojektit, Tuneli i Evroazisë

Shkojnë drejt përfundimit, punimet për ndërtimin e tunelit të Evroazisë, një prej projekteve më të mëdha botërore inxhinierike të trafikut rrugorë nënujorë nën Bosfor, i cili do të lidhë kontinentet e Evropës dhe Azisë.

Stamboll - Përfundon 85% e megaprojektit, Tuneli i Evroazisë

Në lajmin e agjencisë turke të jameve, Anadolli citohet Kryetari i Bashkisë Fatih të Stambollit,
Mustafa Demir të ketë thënë se venia në jetë e një prjekti kaq gjigand është me të vërtetë impresive dhe se ky është një projekt që është planifikuar që në kohën e Perandorisë Osmane. "Për realizimin e një projekti të tillë, mbarë kombi dhe shteti i Turqisë duhet të jenë krenar", tha Demir.

Në mënyrë që punimet për ndërtimin e tunelit të përfundojnë sa më shpejtë, aty punohet ditë e natë dhe janë punësuar 900 punëtorë. Tuneli do të ketë dy kate, me dy korsi në të dy drejtimet. Pjesa më e madhe në brendësi të tunelit ka për
funduar.

Projekti i ndërtimit të tunelit të Euroazisë ka filluar më 26 shkurt të vitit 2011 dhe ajo do të lidhë lagjen Kazlicesme të Stambollit, në pjesën evropiane, me lagjen Goztepe, në pjesën aziatike të qytetit.

Është planifikuar që tuneli me gjatësi prej 14.6 kilometrash, të reduktojë në 15 minuta udhëtimin që sot aktualisht me makinë zgjat 100 minuta 

Vlera e projektit është llogaritur në 1.3 miliard dollarë, ndërsa përmes tunelit në ditë do të mund të kalojë rreth 135 mijë automjete.

Deri më tani kanë përfunduar 85 përqind të punëve në projektin e ndërtimit të tunelit, kurse hapja e tij planifikohet për në tetor 2016.


Riujtojmë se tuneli i Euroazisë është duke u ndërtuar vetëm pak kilometra në jug të tunelit hekurudhor Marmaray, i cilai gjithashtu shtrihet nën Bosfor, ngushtica që lidh Detin e Zi dhe Detin Marmara. Marmaray u hap në tetor të vitit 2013.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme