ASELSAN formon kompani të re në Lindjen e Mesme

Kompania do të formohet në partneritet me kompaninë saudite TAQNIA DST.

ASELSAN formon kompani të re në Lindjen e Mesme

Kompania ASELSAN, njëra prej kompanive më të mëdha turke në sektorin e industrisë së mbrojtjes, deklaroi se do të formoj një kompani të re në Arabinë Saudite në partneritet me kompaninë TAQNIA DST.

Sipas deklaratës së bërë nga ana e ASELSAN-it bëhet e ditur se marrëveshja kornizë për formimin e kompanisë së përbashkët u nënshkrua në prezencën e Sekretarit të Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir dhe Kreut të Qytetit Shkencorë dhe Teknologjik Mbreti Abdulaziz, Princi Dr. Turki Saud bin Muhammed al-Saud.

Të dy kompanitë në muajin korrik nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes tyre. Ndërkaq zëvendëskryetari i bordit drejtues i kompanisë ASELSAN, Oguz Sener ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë mbështetje për sigurinë dhe kapacitetin mbrojtës të Arabisë Saudite.

Kompania ASELSAN në rajon vepron me anë të kompanisë “ASELSAN Lindja e Mesme”.

49% e pjesës së kompanisë i takojnë ASELSAN Lindja e Mesme, ndërsa 51% “Byrosë për Dizajnim dhe Zhvillim Mbreti Abdullah”.

Në mesin e punëve të kontraktuara nga ana e kompanisë ndodhet edhe projekti për zhvillimin dhe modernizimin e sistemeve të sigurisë kufitare të Jordanisë.

Në kuadër të kontratës me Jordaninë kompania ASELSAN do ti shesh ushtrisë jordaneze drone të vogla të telekomanduara dhe kamera termale.

Kompania ASELSAN Lindja e Mesme ka kapacitet për prodhimin e 6 mijë dylbive për vëzhgim gjatë natës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme