Një aplikacion i OKB-së për ndihmë fëmijëve të uritur sirianë

Përdoruesit e telefonave të mençur në mbarë botën do të jenë në gjendje të ndihmojnë për t'u ushqyer fëmijët e refugjatëve sirianë me një aplikacion të ri.

Një aplikacion i OKB-së për ndihmë fëmijëve të uritur sirianë

Përdoruesit e telefonave të mençur në mbarë botën do të jenë në gjendje të ndihmojnë për t'u ushqyer fëmijët e refugjatëve sirianë me një aplikacion të ri të zhvilluar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (OKB).

Aplikacioni 'ShareTheMeal', apo i përkthyer si 'Ndaje ushqimin', i lansuar të enjen, do të mundësojë njerëzit të bëjnë donacione duke filluar nga 0.50 dollarë me vetëm një trokitje në ekran të celularëve të tyre.

Madje edhe një donacion i vogël si ky "do t'i sigurojë një fëmije të ushqyerit jetik për një ditë", thuhet në programin e mbështetur nga OKB-ja.

Deri më tani 1.8 milionë ushqime janë ndarë nëpërmjet aplikacionit në fjalë.

Përndryshe, aplikacioni "ShareTheMeal" mund të shkarkohet falas nëpërmjet pajisjeve iOS dhe Android.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme