Rrjetet sociale solidarizohen me viktimat e sulmeve në Paris

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë diskutuar për atë se ndryshime të tilla në këto rrjete ndodhin vetëm kur bëhet fjalë për sulmet në vendet perëndimore dhe jo për pjesë të tjera të botës.

Rrjetet sociale solidarizohen me viktimat e sulmeve në Paris

Servisi më i madh në internet për përmbajtjen e videove YouTube, rrjeti social Facebook dhe motori më i madh i kërkimit në internet, Google i cili mbulon Francën, janë solidarizuar me viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Logoja e Youtube-s është "mbuluar" me flamurin francez, ndërsa Google Franca në faqen e saj ka vënë një shirit të zi në shenjë zie për 129 të vrarët në sulmet mbrëmjen e së premtes.

Facebook prej dje, për shkak të numrit të madh të publikimeve në botë që kanë të bëjnë me dënimin e sulmeve terroriste në Francë, u mundësoi përdoruesve filtër për foto profili nëpërmjet të cilës shfaqen ngjyrat kombëtare të Francës.

Me një numër të mesazheve që shprehin përkujtim për 129 të vrarët dhe 352 të plagosurit në një seri sulmesh terroriste në Paris, në rrjetet sociale njerëzit postojnë mesazhe me të cilat porosisin se edhe viktimat e tjera të sulmeve terroriste në botë nuk guxon të harrohen.

Njerëzit në rrjetet sociale kanë diskutuar për atë se në rrjetet e lartpërmendura ndryshime të tilla ndodhin kur dhuna apo terrorizmi ndodhin në vendet perëndimore, dhe jo në pjesë të tjera të botës, të tilla si Palestina, Siria, Kenia, Nigeria apo Somalia.

Madje, shumë prej tyre pyesin pse këto rrjete sociale, nuk japin mundësi për të shprehur solidaritet me viktimat, kur dhuna dhe sulmet ndodhin në të gjitha pjesët e botës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme