Izmir – Zbulohet ishulli i humbur antik

Në Lagjen Bademli, që ndodhet në qytezën Dikili të provincës së Izmirit, gjeoarkeologët kanë gjetur ishin e humbur antik të Kanait.

Izmir – Zbulohet ishulli i humbur antik

Gjatë kërkimeve sipërfaqësore të kryera pranë fshatit Bademli në Dikili, gjeoarkeologët duke analizuar mostrat e marra nga shtresat nëntokësore të gadishullit, kanë zbuluar ishullin antik, i cili me kalimin e kohës ishte mbushur me aluvione në ngushticën midis tokës dhe shtratit të detit duke u shndërruar më vonë në gadishull. Në këtë mënyrë u kuptua se në këtë gadishull gjendej Ishulli i Arginusit të 3-të, për të cilin flasin edhe shkrimtarët e antikitetit dhe gjendej edhe qyteti i lashtë të Kanait.

Në kuadër të projektit kërkimor, i cili përfshin një studim të gjithanshëm edhe portet në brigjet e Gadishullit Karadağ (Mali i Zi) në qytezën turistike Dikili të Izmirit është analizuar lidhja që kanë pasur me njëri-tjetrin limanet e gadishullit.

Studimet janë kryer si pjesë e një projekti të udhëhequr nga Instituti Gjerman i Arkeologjisë dhe Gjeoarkeologëve të Universitetit të Këlnit.

Në projektin hulumtues morën pjesë, arkeologë, historianë të antikitetit, gjeografë, topografë dhe specialistë të gjeofizikës, nga Universitetet e Izmirit, Karlsruhe, Stambollit, Mynihut, Kielit, Këlnit, RokStok dhe Southamptonit.

Pas kërkimeve të kryera u zbulua cilësia e limaneve të qytetin e lashtë të Kanait. Gjithashtu u arrit të përcaktohet edhe vendndodhja e ishullit të tretë, për të cilin bëhet fjalë në dorëshkrimet e antikitetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme