Stamboll-Ankara për 1,5 orë; së afërmi një tren shumë i shpejtë

Kanë marrë fund parapërgatitjet për projektin e linjës së trenit të shpejtësisë shumë të lartë, që do të reduktojë në një orë e gjysmë udhëtimin ndërmjet Stambollit dhe Ankarasë, që i ndajnë 450 km.

Stamboll-Ankara për 1,5 orë; së afërmi një tren shumë i shpejtë

Siç bëjnë të ditur autoritetet zyrtare turke, linja hekurudhore Sincan (Ankara) – Halkali (Stamboll) do të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë, shkruan ditorja “Yeni Şafak”.

Shpejtësia maksimale e trenit të shpejtësisë së lartë, që operon aktualisht në itinerarin Ankara – Eskisehir – Stamboll, është 250 km/orë; ndërsa ajo e trenit të shpejtësisë shumë të lartë do të arrijë deri 350 km/orë.

Falë këtij projekti, Turqia do të renditet në majat e ligës së trenave të shpejtësisë së lartë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme