Oksigjen në atmosferën e kometës "Tchouri"

Sonda evropiane ”Rosetta” ka zbuluar prani në sasi të mëdha të elementit të oksigjenit në kometën “Tchouri”.

Oksigjen në atmosferën e kometës "Tchouri"

Ky fakt ka shkaktuar habi, si një rrufe në qiell të pastër, në radhët e shkencëtarëve, të cilët mendojnë se duhet ndoshta të rishohin modelet në lidhje me formimin e sistemit diellor.

”Oksigjeni molekular (O2) mund të jetë më i vjetër se sistemi ynë diellor”, bëri të ditur një studim i publikuar në revistën britanike ”Nature”.

“Ky fakt ndoshta mund të modifikojë modelet tona aktuale në lidhje me formimin e sistemit diellor”, deklaroi André Bieler, një prej autorëve të studimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme