Gjermani: Të kthehen "Volkswagen" me problemin e ndotjes

Autoritetet gjermane urdhëruan kthimin apo tërheqjen e detyrueshme nga tregu të të gjitha makinave diezel, tip ”Volkswagen”, që kanë programin elektronik për manipulimin e testit të ndotjes së ambientit, njoftoi sot Ministria gjermane e Transportit.

392773
Gjermani: Të kthehen "Volkswagen" me problemin e ndotjes

”Autoritetet kërkojnë kthimin apo tërheqjen e detyrueshme të 2,4 milionë makinave që janë në qarkullim në Gjermani, motori diezel i të cilave ka programin elektronik për manipulimin e testit të ndotjes së ambientit”, deklaroi sot zëdhënësi i Autoritetit Federal të Transportit, KBA.

“Kemi urdhëruar kthimin e detyruar të këtyre makinave”, tha ai.

”Volkswagen”-i paraqiti javën e kaluar një plan për vënien në normë të këtyre lloj makinave, që do të mund të qarkullojnë sërish duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme