Turqia hap qendër për Prodhimin e Teknologjisë së Përparuar

Një partneritet publiko-privat (turko-britanik) do të hapë në Turqi qendrën e parë për prodhimin e teknologjisë zhvilluar, e cila do të fokusohet në fushën e aviacionit, energjisë nukleare civile dhe detari.

388203
Turqia hap qendër për Prodhimin e Teknologjisë së Përparuar

Në Turqi u hodhën firmat për krijimin e “Qendrës së Prodhimit dhe Teknologjisë të Avancuar”, një qendër e parë e këtij lloji.

“Qendra e Prodhimit dhe Teknologjisë së Avancuar”, një model i krijuar më parë nga një kompani angleze, në Turqi do të ngrihet nën udhëheqjen e Ministrisë turke të Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në lidhje me këtë zhvillim tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Anglisë do të kontribuojë në prodhimin e teknologjive të reja.tubitak

Në këtë qendër, TÜBİTAK-u (Këshilli turk për Kërkimet Shkencore dhe Teknologjike), një kompani britanike si dhe institucione të tjera private kërkimore do të kryejnë punime Zhvillim-Kërkimi (R&D) si dhe do të prodhojnë prototipe.

Ndërtimi i qendrës do të mundësohet nëpërmjet një partneriteti publiko-privat. Kjo qendër do të shërbejë gjithashtu edhe si një themel për projektet kombëtare të Turqisë.

Fillimisht në këtë qendër do të bëhen punime në lidhje me sektorin e aviacionit, por planifikohet që krahas këtyre të bëhen punime edhe në fushat e prodhimit të energjisë nukleare për qëllime civile dhe të detarisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme