Fituesit e çmimit Nobel për Fizikën gjatë 10 viteve të fundit

Më poshtë vijon lista e fituesve të 10 edicioneve të fundit të çmimit Nobel për Fizikë:

388631
Fituesit e çmimit Nobel për Fizikën gjatë 10 viteve të fundit

Më poshtë vijon lista e fituesve të 10 edicioneve të fundit të çmimit Nobel për Fizikë, çmim që iu dha sot nga komiteti i Nobelit i Akademisë Mbretërore të Shkencave, Takaaki Kajitas (Japon) dhe Arthur McDonaldit (Kanada) për zbulimin se neutrinot, molekula elementare, kishin një masë.

2015: Takaaki Kajita dhe Arthur McDonald janë dalluar për nxjerrjen në pah të “luhatshmërisë së neutrinove”, një zbulim që mundëson të kuptosh funksionimin e brendshëm të lëndës dhe gjithashtu të njohësh më mirë universin, theksoi juria suedeze në motivacionet e saj.

2014 – Isamu Akasaki, Hiroshi Amano (Japoni) dhe Shuji Nakamura (SHBA), krijuesit e diodave elektrolumineshente (dritat LED).

2013 – François Englert (Belgjikë) dhe Peter Higgs (Britani e Madhe), për kërkimet e tyre mbi bozonin e Higgs, një grimcë elementare.

2012 – Serge Haroche (Francë) dhe David Wineland (SHBA), për kërkimet e tyre mbi optikën kuantike që mundëson krijimin e kompjuterave shumë të fuqishëm dhe të orave të precizionit shumë të lartë.

2011 – Saul Perlmutter, Adam Riess (SHBA), Brian Schmidt (Australi/SHBA), për zbulimin se universi është në zgjerim të përshpejtuar dhe do të përfundojë krejtësisht i ngrirë.

2010 – Andre Geim (Holandë) dhe Konstantin Novoselov (Rusi/Britani e Madhe), për zbulimin e grafenit, një formë revolucionare e grafitit, që do të ndryshojë krejtësisht elektronikën, kryesisht prodhimin e kompiuterave dhe tranzistorëve.

2009 – Charles Kao (SHBA/Britani e Madhe), Willard Boyle (SHBA/Kanada), George Smith (SHBA), për punimet mbi fibrat optike dhe gjysmëpërçuesit, që kanë sjellë përparime të mëdha në tekonologjinë e telefonisë, transferimit të të dhënave dhe fotografisë.

2008 – Yoichiro Nambu (SHBA), Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa (Japoni), për kërkimet e tyre mbi krijimin e Universit.

2007 – Albert Fert (Francë) dhe Peter Grunberg (Gjermani), për zbulimet mbi teknologitë që mundësojnë zvogëlimin e “Hard Disk”-ve.

2006 – John Mather dhe George Smoot (SHBA), janë përgjegjësit e misionit hapsinor të NASA-s që mundësoi përforcimin e teorisë së “Big Bang”-ut që shpjegon origjinën e Universit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme