Stambolli do të jetë "qendra e gravitetit" të Evropës

Sipas artikullit të gazetës “Star”, Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke, Temel Kotil, tha se aeroporti i tretë i Stambollit do të japë një kontribut të madh për fluturimet drejt Evropës.

Stambolli do të jetë "qendra e gravitetit" të Evropës

Ai theksoi se Evropianët, në vend të udhëtimit 10 orësh, do të mbërrijnë për 3 orë.

“Kur të përfundojë aeroporti mi i madh në botë, nëse evropianët do të përdorin këtë aeroport, do të mbërrijnë 3 orë më shpejt në vendarritjet e tyre. “Qendra e gravitetit” të Evropës do të jetë Stambolli. Biletat do të jenë më të lira duke e bërë udhëtimin më ekonomik. Aeroporti i tretë i Stambollit do të ndryshojë historinë e botës. Ne kemi vendosur pika udhëtimi në 45 vende të Afrikës dhe 100 të Evropës. Udhëtimet i kemi kthyer si në sistemin “hip-zbrit” të minibusëve. Ne kemi punuar shumë për të arritur në pikën ku jemi sot. Punimet tona janë mbështetur edhe nga qeveria jonë. Aeroporti i ri do ta kurorëzojë Stambollin si një qendër botërore” tha Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke, Temel Kotil.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme