Kina deri në vitin 2020 do të dërgojë mision në Hënë

Në një intervistë për televizionin shtetëror të vendit, CCTV, Zou Yongliao nga Akademia kineze për Studimin e Hënës ka paralajmëruar uljen e misionit “Chang'e 4” në pjesën e errët të Hënës.

Kina deri në vitin 2020 do të dërgojë mision në Hënë

Programi hapësinor i Kinës planifikon që deri në vitin 2020 të provojë uljen e parë të sondës në të ashtuquajturën "anën e errët" të Hënës.

Uljen e misionit “Chang'e 4” e ka paralajmëruar Zou Yongliao nga Akademia kineze për Studimin e Hënës në një intervistë për televizionin shtetëror CCTV. Zou mes të tjerash theksoi se qëllimi i misionit është studimi i kushteve gjeologjike në Hënë, në anën e saj që nuk është shumë e njohur për njerëzimin.

Sipas tij, radiotransmetimet nga toka nuk janë në gjendje të kontaktojnë me anën e kundërt të Hënës.

Misioni i ardhshëm lunar është caktuar për vitin 2017, kur do të bëhen përpjekje për të dërguar në Hënë anijen kozmike, e cila në tokë pritet të kthehet me mostra të reja. Nëse misioni do të jetë i suksesshëm, atëherë Kina pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të jetë vendi i tretë që kryen kërkimet në kuadër të programit hënor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme