Skandali i Volkswagen-it për mashtrim merr dimensione botërore

Skandali i automjeteve me motor diesel të kompanisë Volkswagen po përhapet në të gjithë botën dhe rrezikon që në SHBA të shkojë në një hetim penal.

Skandali i Volkswagen-it për mashtrim merr dimensione botërore

Nga ana tjetër, Korea e Jugut ka thërritur përfaqësuesit e kësaj kompanie për këtë çështje, ndërsa Franca ka bërë një kërkesë për një hetim evropian.

Sot në mëngjes, një ditë pas një zhvlerësimi historik të aksioneve në Frankfurt (- 17 për qind), ministri francez i Financave, Michel Sapin, kërkoi një hetim në nivel evropian mbi këtë aferë, që bëri skandal të premten, kur autoritetet amerikane njoftuan se “prodhuesi i parë në botë kishte mashtruar mbi cilësinë e motorëve të tij diesel”.

Sipas OJQ-së, që kontribuoi në zbardhjen e këtij skandali, “International Council on Clean Transportation”, “nuk përjashtohet që Volkswagen të ketë përdorur të njëjtën teknikë mashtrimi edhe në Evropë”.

Gjatë një interviste, drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Drew Kodjak, deklaroi se “i takon regullatorëve të kontinentit që të përcaktojnë nëse automjetet e tregtuara në Evropë janë apo jo të pajisura me aparatura mashtruese sikurse ishin në SHBA”.

Dorothee Saar e OJQ-së për mbrojtjen e mjedisit, “Deutsche Umwelthilfe”, shprehet me fjalët: “Në Evropë, prodhuesit e automjeteve e dinë që nuk ka kontrolle të mëpasme. Pra mundësia për mashtrim është edhe më e lartë në Kontinentin e Vjetër.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme