Butoni "dislike" së shpejti edhe në Facebook

Facebook po teston përdorimin e butonit “dislike”, për ta futur atë si pjesë të figurave, që shprehin ndjeshmërinë e njerëzve në këtë rrjet social.

Butoni "dislike" së shpejti edhe në Facebook

"Butoni nuk do të jetë për të shprehur përbuzje për postet e ndryshme në Facebook. Në vend të kësaj, ai do të shërbejë për të treguar empati për poste të tilla, si lajme të fatkeqësive natyrore apo tragjedive të ndryshme", u shpreh shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, në një seancë të mbajtur në selinë e rrjetit social në Menlo Park të Kalifornisë.

Sipas tij, ajo, që njerëzit me të vërtetë duan, është që të jenë në gjendje të shprehin ndjeshmërinë e tyre. Butoni "dislike" nuk do të jetë një mekanizëm, me të cilin njerëzit mund të hedhin poshtë mesazhet e të tjerëve, por do të shërbejë për të shprehur mosmiratimin për fatkeqësi të ndryshme, që cenojnë komunitetin.

Një numë i madh portalesh informative kanë shpërndarë fjalën e Mark Zuckerberg, ku ai sqaron imtësisht qëllimin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme