Arkeologët zbulojnë "paraardhësin e njeriut", "homo naledi"

Një specie e re e të ashtuquajturve "paraardhës të njerëzve" është zbuluar në Afrikën Jugore, njoftuan të enjten shkencëtarët e Universitetit "Witwatersrand" të Johanesburgut.

Arkeologët zbulojnë "paraardhësin e njeriut", "homo naledi"

Zbulimi "homo naledi" bazohet në mbi 1.550 elementë fosilesh, numri më i madh i fosileve të hominidëve të mbledhur në Afrikë.

Këto fosile u gjetën në zonën arkeologjike të njohur si "Djepi i Njerëzimit", në afërsi të Johanesburgut.

Hominidi i hershëm kishte këmbë për ecje në distanca të mëdha, duar si njerëzit dhe tru të masës 1/3 e trurit të njeriut. Ky mund të ketë qenë një prej "paraardhësve" më të hershëm të njeriut, i cili ka jetuar në Afrikë rreth 3 milionë vite më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme