Gjiganti kinez "Huawei" publikon orën e parë inteligjente

Gjiganti kinez i telekomit ”Huawei” publikoi zyrtarisht në Berlin orën e parë inteligjente.

Gjiganti kinez "Huawei" publikon orën e parë inteligjente

Gjiganti kinez i telekomit ”Huawei” publikoi zyrtarisht në Berlin orën e parë inteligjente, me një gamë të lartë, që do të konkurrojë platformat e Apple Watch.

”Kjo orë me një ekran të rrumbullakët prej 42 milimetrash, prezantuar për herë të parë në Kongresin botëror të telefonisë së lëvizshme në Barcelonë, në Spanjë, është nxjerrë në shitje në 20 vende duke përfshirë këtu SHBA-në, Francën, Brazilin, Japoninë”, njoftoi ”Huawei”, me rastin e hapjes për shtypin të sallonit elektronik.

Çmimi nuk u njoftua zyrtarisht.

Ora ”Huawei Watch” mundëson përveç të tjerave shfaqjen e një GPS-i, thirrjet hyrëse apo mbikëqyrjen e ritmit kardiak.

Konkurente e ”Apple Watch” dalë në muajin prill apo e Motorolas 360, ajo është një prej orëve të para inteligjente që mund të funksionojnë aq mirë me smartfonë nën sistemin Android ashtu dhe me iPhones.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme