Turqi – Sot zhvillohet tenderi për licencën 4,5G

Të paktën 2,7 miliardë euro pritet që ti sjellë arkës së shtetit tenderi që zhvillohet sot në Turqi për licencën 4,5G.

Turqi – Sot zhvillohet tenderi për licencën 4,5G

Sot në Turqi zhvillohet tenderi për frekuencën e komunikimit 4,5G, i cili do të zëvendësojë 4G-në, pasi tenderi për këtë fundit ishte shtyrë pas fjalëve të Presidentit Erdoan “Të mos humbasim aspak kohë me 4G-në. Nëse do të durojmë edhe 2 vite të tjera me 3G-në, atëherë kalojmë direkt në 5G”.

Pritet që ofertat në këtë tender të kapin shifrën 2,7 miliardë euro (9,2 miliardë lira turke) dhe parashikohet që tenderi të zgjasë tërë ditën, pasi përfshin një paketë me 20 frekuenca të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme