Fondacioni TURKEN hap konvikt edhe në Austri

Fondacioni turk për Shërbime ndaj Rinisë dhe Arsimit (TÜRGEV) ka hapur një konvikt në Vjen të Austrisë për studentët turq që jetojnë në Evropë.

Fondacioni TURKEN hap konvikt edhe në Austri

Fondacioni turk për Shërbime ndaj Rinisë dhe Arsimit (TÜRGEV) po përgatit një projekt të rëndësishëm për studentët turq që jetojnë në Evropë.fondacioni turken

Anëtari i Bordit Drejtues të fondacionit TÜRGEV, Bilal Erdoan tha se pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës konvikt për studentët do të hapin edhe në Vjenë.

Bilal Erdoğan mori pjesë në drekën e shtruar me rastin e hapjes së degës së TÜRGEV-it në kryeqytetin austriak, Vjenë.

bilal erdogan-“Ne, fondacionet TÜRGEV dhe ENSAR jemi të vendosur që nismën që kemi ndërmarrë në Amerikë dhe Angli nën emrin Fondacioni Turken me ndihmën e Zotit ta bartim edhe në Vjenë, në Austri. Qëllimi ynë është që bashkë me Wonder-in të hedhim një hap edhe këtu në Vjenë, aktivitetin në fushën e arsimit duke i ndihmuar studentët me strehim dhe bursa, projekt të cilin e kemi filluar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Londër të Anglisë, ta realizojmë edhe në Vjenë të Austrisë. Ky projekt nuk është vetëm për studentët që do të vijnë nga Turqia këtu për të kryer studimet e larta si master dhe doktoraturë, por njëkohësisht do t’u vijë në ndihmë edhe fëmijëve të bashkëkombësve tanë që jetojnë në Austri për të marrë disa mësime janë programit shkollor, për t’u siguruar një mundësi atyre brenda vendit ku jetojnë”, - u shpreh Bilal Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme