Ashensori hapësinor do të ngjisë turistët në çatinë e atmosferës

Një firmë dizenjuesish ka fituar patentën për strukturën ambicioze që është 20 herë më e lartë se çdo ndërtesë tjetër në tokë.

Ashensori hapësinor do të ngjisë turistët në çatinë e atmosferës

Një firmë dizenjuesish ka fituar patentën për strukturën ambicioze që është 20 herë më e lartë se çdo ndërtesë tjetër në tokë.

Kjo pamje e mrekullueshme pasqyron projektin e ardhshëm që mund të afrojë me hapësirën jo më vetëm astronautët por dhe turistët e zakonshëm, duke qenë kaq pranë orbitës.

Pavarësisht se struktura momentalisht është ende vetëm një ide, është marrë shumë seriozisht aq sa ka fituar një patentë për ndërtimin e saj në SHBA.

Firma që ka marrë përsipër këtë projekt është firma kanadeze e dizanjit Thoth, raporton Daily Mirror.

Në këtë fotografi paraprake struktura mbështetet mbi përdorimin e presionit të ajrit për të çuar ashensorin deri në 20 kilometra lartësi, çka do ta bënte atë ndërtesën më të lartë të ndërtuar ndonjëherë.

Nëse do ndërtohet ndonjëherë ky ashensor hapësinor mund të shërbejë si një pikë për të lëshuar raketat duke reduktuar një sërë harxhimesh dhe rreziqesh.

Brendan Quine, shpikësi i këtij objekti, thotë me entuziazëm se kjo është ëndrra e çdo kujt e kështu astronautët do ngjiten me ashensor elektrik në një lartësi të pa imagjinuar më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme