Përfundojnë punimet e sondazheve për aeroportin Rize-Artvin

Teknologjia turke kohët e fundit ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe sëbashku me aftësinë e saj inxhinierike ka realizuar projekte të suksesshme.

Përfundojnë punimet e sondazheve për aeroportin Rize-Artvin

Pas Aeroportit "Ordu-Giresun" që është aeroporti i parë i ndërtuar mbi det në Turqi dhe Evropë, ndërsa i dyti i këtij lloji në botë dhe që lidh Detin e Zi me tërë botën, këtë radhë kanë përfunduar punimet e sondazheve të pistës për aeroportin Rize-Artvin i cili është aeroporti i dytë në Evropë që ndërtohet mbi tokën e mbushur mbi det.

Inxhinieri gjeologjik, Orkan Tamer Yarim që bëri një deklaratë për gazetarët, tha se vazhdojnë punimet për sondazhet në det, përgatitjen e raportit gjeotermik dhe studimi hidrografik dhe oqeanoografik për punimet e Aeroportit Rize-Artvin që do të zërë vend mbi detin e mbushur 4.5 kilometra të gjatë në një hapësirë gjeografike në afërsi të Fshatit Yeşilköy të provincës Pazar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme