Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

"Alphabet", emri i ri i kompanisë "Google"

Gjiganti i teknologjisë “Google” ka njoftuar për një riorganizim të kompanive të tij, duke krijuar një kompani “mëmë” të quajtur “Alphabet”. Në krye të kësaj kompanie do të jenë themeluesit e “Google”, Larry Page, si shef ekzekutiv dhe Sergey Brin, si president.

"Alphabet", emri i ri i kompanisë "Google"

Tani e tutje, “Alphabet” do të shërbejë si një kompani “mëmë” për një numër kompanish të tjera më të vogla, përfshirë “Google”, si dhe të gjitha bizneset, që kanë funksionuar nën ombrellën e tij, si “Youtube”, “Android”, aplikacionet dhe të tjera.

Pjesë e “Alphabet” do të jenë gjithashtu disa departamente të tjera, të cilat deri tani kanë vepruar si të pavarura, ku ai vlen të përmenden “Life Sciences”, “Google X”, “Wing”, “Google Ventures” dhe “Google Capital”.

“Nuk po synojmë që kjo të bëhet një markë e madhe përmes produkteve të tjera, pasi kompanitë nën ‘Alphabet’ do të kenë pavarësinë dhe mundësinë për t’u zhvilluar vetë”, është shprehur Larry Page.

Sakaq, postin e Larry Page si shef ekzekutiv te “Google” tani do të marrë Sundar Pichai. Ky i fundit është pjesë e “Google” që nga viti 2004, ndërsa së fundmi ka qenë shef i produkteve.

Adresa e internetit të “Alphabet” do të jetë https://abc.xyz.

Vitin e kaluar, “Google” ka deklaruar mbi 14 miliardë dollarë fitime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme