Shëndetësia e Turqisë shpresë kurimi edhe për pacientët e botës

Banka e Palcës së Kockës TÜRKÖK në Turqi ka filluar të japë frutat e para.

Shëndetësia e Turqisë shpresë kurimi edhe për pacientët e botës

Nga 50 mijë kampionet e gjakut të marra nga donatorët, 34 mijë prej tyre janë përpunuar dhe janë vënë në sistem.

Me anë të kësaj është gjetur palcë e përshtatshme për 13 pacientë që vuajnë nga leucemia.

Transplantimi i parë (Transplanti i qelizave hemopoetike) ju bë një fëmije 5 vjeç ndërsa 4 pacientëve të tjerë do ti bëhet transplantimi këtë muaj.

Me transplantimin e dytë që do të bëjë, Turqia do të fitojë të drejtën e anëtarësimit në Bankën Botërore të Palcës së Kockës (World Marrow Donor Association- WMDA).

Kjo është shumë e rëndësishme pasi një donor nga Turqia mund të dhurojë palcë një pacienti në vende të ndryshme si Amerikë, Kanada Japoni etj.

Një vend që realizon transplantimin e dytë në këtë fushë, fiton automatikisht të drejtën për tu anëtarësuar në Bankën Botërore të Palcës së Kockës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme