Hap madhor në diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit

Një grup shkencëtarësh kanë zhvilluar një analizë të thjeshtë të urinës për të diagnostikuar kancerin e pankreasit, i cili përhapet me shpejtësi dhe është tepër i vështirë për t’u përcaktuar në grada të hershme.

Hap madhor në diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit

Studimi i publikuar në revistën “Clinical Cancer Research” vë në pah se niveli në urinë i 3 lloje proteinash pëson rritje të konsiderueshme vetëm tek pacientët me kancer në pankreas.

Gjatë studimit të përbashkët të disa shkencëtarëve britanikë dhe spanjollë janë analizuar kampionet e urinës së 500 personave, sipas të cilave, niveli i 3 prej gjithsej 1.500 proteinave në urinë rezulton mjaft më i lartë tek pacientët, që vuajnë nga kanceri i pankreasit.

Shkencëtarët theksojnë se kjo analizë mundëson diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit në 90% të rasteve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme