Përshpejtohen investimet e Turqisë në fushën e teknologjisë

Brenda 14 viteve të fundit në Turqi janë themeluar 61 zona të zhvillimit teknologjik.

Përshpejtohen investimet e Turqisë në fushën e teknologjisë

Gjatë një interviste ekskluzive sot për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA), ministri Isik rikujtoi se zonat e zhvillimit teknologjik në Turqi kanë nisur të ndërtohen në vitin 2001, nëpërmjet “Ligjit për Zonat e Zhvillimit të Teknologjisë”.

“Do të vazhdojmë të shtojmë dhe mbështesim zonat e zhvillimit teknologjik për të arritur objektivin e vitit 2023, që është rritja në 15% e pjesës sëTurqisë në eksportin e produkteve të teknologjisë së avancuar nga rreth 4% aktualisht”, deklaroi ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Turqia është një ndër shtetet më bujare në botë sa i përket subvencionimit të zonave të zhvillimit teknologjik, Fikri Isik u ndal veçanërisht mbi investimet, mbështetjen, nxitjen, privilegjet, imunitetin tatimor dhe përjashtimet në kuadër të “Ligjit për Zonat e Zhvillimit të Teknologjisë”, që mundëson bashkëpunimin e industrialistëve me universitetet dhe grupet kërkimore për të zhvilluar produkte dhe metoda të reja prodhimi.

“Avantazhet për prodhimin teknologjik janë grupuar në 3 pika themelore: Kompani drejtuese, sipërmarrës dhe kuadri akademik”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme