Ankara - Universiteti "Yildirim Beyazit" josh studentët e huaj

Universitetet e Turqisë janë shndërruar vitet e fundit në qendra graviteti për studentët ndërkombëtarë. Një prej këtyre institucioneve të arsimit të lartë është edhe Universiteti “Yildirim Beyazit” në Ankara, ku mbi 10% e studentëve janë shtetas të huaj.

334647
Ankara - Universiteti "Yildirim Beyazit" josh studentët e huaj

Universiteti “Yildirim Beyazit” është një institucion i arsimit të lartë, që zhvillohet me shpejtësi dhe ndodhet në qendër të Ankarasë.

Ai është themeluar në vitin 2011 dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë preferenca e mbi 10 mijë studentëve.

Ky universitet nuk parapëlqehet vetëm në Turqi, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Arsyet kryesore në këtë përzgjedhje janë niveli i lartë arsimor dhe mësimdhënia në gjuhën angleze. Sakaq, Universiteti “Yildirim Beyazit” vazhdon të renditet çdo vit e më lartë në listën e institucioneve më të preferuara të arsimit të lartë.

“Universiteti ynë kanë një avantazh serioz për studentët ndërkombëtarë. Në shumicën e rasteve, ata mund t’i nisin studimet në mënyrë direkte, pa u detyruar të ndjekin kursin përgatitor të anglishtes. Sepse niveli i gjuhës angleze tek disa studentë, që vijnë në universitetin tonë, është me të vërtetë shumë i lartë”, shprehet rektori i Universiteti “Yildirim Beyazit”, prof. dr. Metin Dogan.

Së shpejti, shtoi ai, në shërbim të studentëve do të jetë edhe kampusi “Esenboga”, që synon t’i sjellë arsimit të lartë një frymë krejtësisht të re.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme