Qendra gjenetike "GENKOK", projekte të rëndësishme në Turqi

Qendra e Gjenomës dhe Qelizave Staminale "Betul-Ziya Eren" (GENKOK) pranë Universitetit “Erciyes” në Kajseri, qendra kërkimore më e madhe e Turqisë në fushën e gjenetikës dhe qelizave staminale, realizon projekte të rëndësishme që prej vitit 2013.

Qendra gjenetike "GENKOK", projekte të rëndësishme në Turqi

Kjo qendër jo vetëm që prodhon produkte për citoterapi (trajtim mjekësor nëpërmjet qelizave), por njëherësh shërben edhe si bankë për qelizat staminale.

Në këtë qendër mund të nxirrni hartën gjenetike dhe të depozitoni për vite të tëra kampionet tuaja.

Shkencëtarët në Qendrën "GENKOK" bëjnë hulumtime intensive të gjithanshme, që nga shpikja e vaksinës kundër virusit të etheve hemorragjike krimeano-kongoleze (CCHF) dhe deri tek prodhimi i antikorpeve, që luftojnë kundër qelizave kancerogjene në trup; duke u përpjekur në këtë mënyrë për të konkretizuar shumë ëndrra të njeriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme